Sfida Biznesi · Elvis Plaku dhe ekipi i Sfida.PRO
Mësoni falas. Ose na e lini neve.
Mësoni si ta drejtoni biznesin tuaj online me udhëzuesit dhe kurset falas të Elvis Plakut, dhe na lini neve pjesët që nuk doni t’i bëni vetë.
Faqe interneti, hosting, mirëmbajtje dhe SEO me çmime të qarta. Kontrolli i parë i faqes suaj është falas: na shkruani.
Shërbimet Sfida.PRO
Çfarë bëjmë për biznesin tuaj
Shërbimet Sfida.PRO i ofron Sfida Biznesi, me Elvis Plakun si përgjegjës. Çmimet janë të qarta, dhe oferta vjen me shkrim para se të fillojmë.
Ndërtim faqesh interneti
Faqe WordPress që duken profesionale dhe sjellin klientë, me çmim fiks dhe ofertë të qartë para se të nisim.
Nga 1.500 € (rreth 139.000 lekë)
Menaxhim WordPress
Hosting dhe kujdes bashkë: përditësime të testuara, monitorim sigurie, backup dhe migrim falas.
Nga 33 €/muaj (rreth 3.100 lekë)
Mirëmbajtje faqeje interneti
Për faqet që qëndrojnë te hosti aktual: përditësime të testuara, backup, monitorim dhe skanim sigurie.
Nga 26 €/muaj (rreth 2.400 lekë)
Hosting WordPress
Për ata që e administrojnë vetë faqen: servera në BE ose në SHBA, SSL falas dhe backup çdo ditë.
Nga 26 €/muaj (rreth 2.400 lekë)
Shërbime SEO
Ju ndihmojmë që klientët t’ju gjejnë në Google dhe në asistentët me inteligjencë artificiale.
Fillojmë me një rishikim falas të mundësive
Dyqan online
Ndërtojmë dyqane WooCommerce dhe FluentCart, konfigurojmë pagesat dhe transportin, dhe vazhdojmë t’i menaxhojmë.
Menaxhim nga 80 €/muaj (rreth 7.400 lekë)
Email biznesi
Adresa profesionale me domain-in tuaj, me mbrojtje nga spam-i dhe migrim falas.
39 € për kuti postare në vit (rreth 3.600 lekë)
Menaxhim Moodle
Moodle i menaxhuar për shkolla, trajnues, OJF dhe biznese, mbi servera në BE.
Nga 26 €/muaj (rreth 2.400 lekë)
Sfida.ONE, cloud privat
Alternativa evropiane ndaj Google Drive dhe Dropbox, me Nextcloud mbi servera në BE.
Nga 6 €/muaj (rreth 550 lekë)
Të gjitha çmimet janë pa TVSH. Shitësi dhe lëshuesi i faturës është Elvis Plaku, person fizik, NIPT L81904028I.
Mënyra më e thjeshtë për të filluar
Hosting dhe kujdes për faqen tuaj, në një vend
Shumica e bizneseve nuk kanë nevojë për një faqe të re. Kanë nevojë që faqja që kanë të jetë e shpejtë dhe e sigurt, dhe që dikush të merret me të kur diçka nuk shkon.
Hapi 1
Kontrollojmë faqen tuaj, falas
Fillojmë me një kontroll të faqes ekzistuese: sigurinë, shpejtësinë, backup-et dhe çfarë duhet rregulluar. Kontrolli vlen 50 € (një orë mbështetjeje, rreth 4.600 lekë), por për ju është falas, dhe rezultatin e merrni me shkrim.
Hapi 2
Rregullojmë çfarë gjejmë
Problemet që dalin në kontroll i rregullojmë me një ofertë të veçantë, që ta dini koston para se të nisim punën.
Hapi 3
Kujdesemi çdo muaj
Me Menaxhim WordPress, hosting-u dhe kujdesi janë bashkë, nga 33 €/muaj (rreth 3.100 lekë). Përgjegjësia jonë e përditshme fillon pasi faqja është kontrolluar dhe rregulluar.
Çfarë përfshihet
- Hosting për një faqe interneti, me SSL falas
- Përditësime javore të testuara
- Monitorim sigurie 24/7
- 14 ditë ruajtje backup-i
- Raport mujor
- Migrim i asistuar falas i faqes ekzistuese
Çfarë nuk përfshihet
- Rregullimi i problemeve që dalin në kontroll (me ofertë të veçantë)
- Ndryshime përmbajtjeje dhe faqe të reja: 50 €/orë (rreth 4.600 lekë) mbështetje ose 100 €/orë (rreth 9.300 lekë) zhvillim, ose si projekt
- Plugin-e ose tema që i instaloni vetë, dhe konfliktet që shkaktojnë
- Shërbime të palëve të treta, si portalet e pagesave ose regjistruesit e domain-eve
Faqja juaj qëndron te hosti aktual? Mirëmbajtja fillon nga 26 €/muaj (rreth 2.400 lekë). Të gjitha çmimet janë pa TVSH.
Punë për klientë
Disa nga bizneset me të cilat punojmë
Hotel · Tiranë
Xheko Imperial Hotel & Spa
Menaxhojmë reklamat në Google dhe Meta dhe matjen e rezultateve. Hostojmë edhe CRM-në e hotelit, me check-in online për mysafirët dhe rezervim online të trajtimeve të spa-s.
Dhomë tregtie · Tiranë
AmCham Albania
Menaxhojmë dhe hostojmë faqen e Dhomës së Tregtisë Amerikane në Shqipëri që nga viti 2021, me lidhjen me sistemin CRM të anëtarëve dhe regjistrimin në evente me kod QR.
Ju ka rekomanduar dikush?
Na tregoni kush ju dërgoi dhe çfarë ju duhet
Shumica e klientëve tanë na gjejnë përmes një miku ose kolegu. Shkruani pak rreshta për biznesin dhe faqen tuaj, dhe ju kthejmë përgjigje me shkrim, me hapat e mëtejshëm dhe çmimin.
1.600+
anëtarë të regjistruar
20
kurse online në shqip
240+
artikuj praktikë
25+
vjet përvojë në biznes dhe teknologji
Për ata që e drejtojnë biznesin
Mësoni falas, pyesni dhe rrituni bashkë me të tjerë sipërmarrës
Kurse online
Kurse praktike në shqip për sipërmarrës dhe profesionistë, nga hapja e biznesit te marketingu dhe Google Analytics.
Komuniteti
Komuniteti ynë për të gjithë ata që duan të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të mësojnë nga përvoja e të tjerëve.
Trajnime dhe prezantime
Trajnime live dhe online për biznese dhe organizata, me ushtrime dhe raste studimi.
Softe dhe aplikacione
Softe dhe aplikacione që sipërmarrësit dhe profesionistët përdorin çdo ditë.
Artikujt më të rinj
-
Klikime false në Google Ads: si t’i kontrolloni dhe si t’i kërkoni paratë
-
Reklamat në Facebook: një mesazh nuk është klient
-
Pse një kuti ‘Kërko’ nuk mjafton — dhe si t’i ndihmoni vizitorët të gjejnë atë që duan
-

Si të pranoni pagesa dhe donacione online — në Lekë dhe Euro
-

Si një dyqan online shqiptar po vjedh të dhënat e kartave të klientëve — pa e ditur fare
-

Sa Kushton të Hapësh një Biznes në Shqipëri?
Përshtypje
Çfarë thonë pjesëmarrësit
Kur një leksion është i thjeshtë për t’u kuptuar, i thjeshtë për t’u memorizuar dhe i thjeshtë për t’u zbatuar, unë e quaj Super Leksion. Nuk mund të veçoj asnjë prej këtij zinxhiri leksionesh, për mua ishin të gjitha Super Leksione!
Alma
Më ndihmoi jo vetëm të pasuroja njohuritë e mia për krijimin e një faqeje interneti, por edhe më frymëzoi të hapja një të tillë.
Manjola Condi, pjesëmarrëse në trajnimin për WordPress
Fjalë të thjeshta dhe super motivuese, për t’i kuptuar nga kushdo.
Adela